APEL PUBLIK I MËRGATËS SHQIPTARE NË BOTË INSTITUCIONEVE TË UE, SHBA, OKB, MEDIAVE

Luz Tomaj

Eskalimi i situatës në Kosovë është pasojë e politikës, historikisht, ekstremiste të Serbisë gjenocidiale, kundër shqipëtarëve, e cila nuk ka të ndalur.

Kuptohet, Mërgata Shqiptare në Botë, e cila, si institucion, është e regjistruar në SHBA, ndërsa regjistrimi i Degëve në shtetet tjera është në proces e sipër, është tejet e shqetësuar dhe e përkushtuar për ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Një përkujtim për institucionet botërore

1. Numri i shqiptaërve në mërgim, mund të numërohet në miliona,

2. Shpërngulja e shqiptarëve, në veçanti nga Kosova, ka ndodhur nën presion të Serbisë, e cila e ka aplikuar politiken se, mënyra më efikase e kolonizimit është zhdukja e shqiptarëve, që do argumentohet në vazhdim të tekstit,

3. Kudo që shqiptarët gjinden në mërgim, kuptohet, i respektojnë rregullat dhe institucionet e shtetit,

4. Kushtetuta dhe shteti i Kosovës, serbët i konsideron si minoritet. Aq më tepër, në krahasim me minoritetet tjera, minoriteti serb është i privilegjuar. Të drejtat e serbëve, në asnjë mënyrë, nuk janë të kanosura, përkundrazi i tejkalojnë të gjitha kriteret e normave ndërkombëtare, përfshirë edhe Karten europiane,

5. Deri sa Kosova i respekton dhe garanton të drejtat e minoritetit, serbët e Kosovës, në asnjë mënyrë, nuk e respektojnë Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës. Serbët në veri, janë vetizoluar dhe veprojnë vetëm sipas udhëzimeve nga Beogradi,

6. Qeveria e Kosoves, në procesin e reciprocitetit me Serbinë, urdhëroi edhe kontrollimin dhe korrigjimin e targave të automjeteve. E bëri nji gjë të cilën Serbia e bën vite me radhë,

7. Serbët në Kosovë dhe Serbia, vazhdojnë të kultivojnë politikën ekstremiste – se edhe aty ku gjindet nji serb, duhet të quhet Serbi, parollë millosheviqiane kjo!

8. Në anën tjetër, çka bën Serbia për shqipëtarët në Serbi? Shqipëtarët nuk kanë të drejtë as të botojnë një tekst shkollor në gjuhën shqipe pa lejen e qeverisë serbe!

Të nderuara institucione,

Një apel Organizatës së Kombeve të bashkaura, Kosova e ka shpallur, më 2008, pavarësinë. Më shumë se gjysma e shteteve në botë e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Në fund të shekullit të kaluar, Serbia bëri krimin e gjenocidit klasik, përfshirë mijëra vrasje, mijëra dhunime, nën presion me qellim të spastrimit etnik, shpërnguli diku gjysmën e kosovarëve nga treva e vet, madje, as sot e kësaj dite nuk e zbulon se ku i futi, në dhe apo i hudhi në ujë kufomat, akoma të pagjetura. OKB është ajo që e krijoi ligjin dhe përpiqet ta luftojë ndodhjen e krimit të gjenocidit.

Pas shumë viteve të funkcionimit, OKB duhet të mendojë dhe të eliminojë pengesat e ardhjes së drejtësisë në shprehje. Ndodhi gjenocidi në Kosovë dhe ndodhën edhe në vende tjera. Procesi i përgjegjësisë nuk mund të vijë në shprehje nga se, shtetet, anëtare të përherëshme të Këshillit të Sigurimit mund ta pengojnë atë. Kuptohet, Rusia por edhe Kina, aleat të ngushtë, të Serbisë, e pengoin ardhjen e drejtësisë në shprehje. Prandaj, është koha që edhe OKB të vazhdojë punën dhe të sjellë ndryshime në sferat ku pengohet procesi i drejtësisë.

Unioni Europian dhe SHBA

Vite me rradhë zhvillohet dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës, të cilin e ndërmjetëson UE. Dialogun e inicoi Serbia!!!

Së pari, shtrohet pyetja se, a ka ndodhë në të kaluarën që dialogun të inicojë shteti i cili kreu krime gjenocidiale ndaj shtetit viktimë. Sa për ilustrim, pas Luftes Dytë Botrore, Izraeli, pas konstituimit të shtetit, hapin e parë e ndërmori me inicimin e dialogut kunder Gjermanisë. Kur të shikohet e kaluara historike, gjenocidi i Serbisë i tejkalon dimensionet e gjenocidit gjerman ndai hebrejve.

Dialogu në mes shteteve në konfliktit është dhe duhet të jetë pashmangëshëm. Por, qellimi i pashmangshëm i dialogut është dhe duhet të jetë që, drejtësia të vjen në shprehje.

Rrolin e ndërmjetsonjësit në dialog, në një mënyrë, e krahasojmë me rrolin e gjyqtarit dhe, vetem në atë mënyrë drejtësia mund të vijë në shprehje. Në çdo proces, ndaj edhe në dialog në mes dy shteteve, hapi i parë duhet të jetë spastrimi dhe vërtetimi i identitetit të palëve - të ekzekutorit të krimit dhe viktimës.

Të shohim pak historinë

Kosova vjen nga nga emri i dikurshëm Dardani. Sa për ilustrim, qytetet më të mëdha të Dardanisë ishin Nishi, sot qyteti i dytë i Serbisë, Shkupi dhe Lipjani. Ndërkaq, Serbia ishte shtet miniator në rrethinën e Beograddit. Deri sa dardanët, si paraardhës të shqiptarëve, serbët, së bashku me popujt sllavë tjerë erdhen në Ballkan diku në shek. 7. Eskalimin kundër trevave shqiptare, Serbia e filloi diku në shekullin 10 dhe nuk diti të ndalet deri sa, disa shekuj më vonë, Perandoria Otomane, erdhi në Ballkan.

Sidoqoftë, pas tërheqjes së Perandorisë, me 1912, Serbia e riokupoi Kosovën dhe e filloi prap, kërdinë kundër Shqiptarëve, kundër Kosovës. Për krimet e Serbisë kundër shqiptarëve, raportonin mjetet informative europiane. Ja vetem disa raportime:

1 – Daily Cronicle, raporton – me 12 nëntor 1912 se afër Skupit u çfarosen 2000 dhe afër Prizrenit 5000” shqiptarë. Shumë fshatrave iu është vu zjarri dhe banorët janë vrarë,

2 – Paris Humanite raportonte mbi plaçkitjet dhe masakrrimin e 31 fshatrave,

3 – Raportuesi i gazetës daneze Riget, raportonte se ushtria serbe zhvillon luftë të tmerrshme të zhdukjeve. Në mes Kumanovës dhe Shkupit janë vrarë 3000, ndërsa afër Prishtinës 5000 shqiptarë. Fshatrat shqiptare janë rrethuar dhe iu ka vurë zjarri, banorët i kanë larguar nga shtëpijat dhe pushkatuar sikur minjtë,

4 – Raportuesi special i Daily Telegraph, shkruante se gjatë depërtimit në Shqipëri, trupat e gjeneralit Jankoviq i tejkaluan të gjitha tmerrësirat e historisë botërore, duke vrarë pleq, gra dhe fëmijë madje edhe foshnje dhe vazhdon se oficerët serb, klithnin parolla se mënyra më efikase e pacifikimit të Shqipërisë është zhdukja e përgjithshme e shqiptarëve.

Më pas, Serbia fillon proceset e njohura të kolonizimit në vitet 1919/20, 1921/31 dhe ai 1931/41. Serbia nuk ndalej, sjellte në Kosovë serbë dhe malazezë në pronat e shqiptarëve, të cilët nuk kishin zgjedhje pos të shpërngulen në Turqi dhe gjetiu. Ja një rast i cili e argumenton paskrupullushmerinë e Serbisë. Qeveria serbe kishte vendosur të shkarkoi nga posti Kryeshefin e rrethit të Zveçanit (1924-1927). Kryeshefi ankohet dhe, e shprehë meriten e vet. Deklaron se me punën e tij në Azi janë shpërngulur 32000 arnautë te rrezikshem për Serbi, ndërsa 6000 i ka transferuar në Shqipëri. Pas ankesës, qeveria menjiherë e ka kthyer në detyrë nga se më të preferuarit për qeveri ishin ata të cilet vepronin kundër shqiptarëve.

Me 1937, në siperfaqe del “akademiku” ruso-serb Vasa Qubrilloviq, i cili e kritikon qeverinë se nuk ka ndërmarrur mjaft kundër shqiptarëve. Në se Gjermania shpernguli dhjetëra mijëra hebrej, në se Rusia transferon miliona njerëz nga një pjesë e kontinentit në tjetrën, deklaron Qubrilloviqi, nuk do të ndodh luftë për disa qindra mijëra shqiptarë.

Më vonë, pas Luftes Dytë Botërore, lajmërohet Rankoviqi, i cili përveç tjerash, e udhëhiqte shërbimin sekret të shtetit, të njohur me emer UDB-a, i cili mori në shnjester shqipëtarët dhe nën presion të tmerrshëm, shqiptarët shpërnguleshin në Turqi dhe gjetiu.

Pas largimit të Rankoviqit dhe me aprovimin e Kushtetutes së vitit 1974, kosovarët panë sadopak dritë, por më pas, sidomos pas fillimit të tetëdhjetave, në sipërfaqe doli krimineli Millosheviq dhe jam i sigurt se të gjitha institucionet botërore mbajnë njohuri dhe informacione për krimet e tij.

Duam që veçanërisht, t’ua përkujtojmë institucioneve se, Kryetari aktual Vuçiq ishte minister dhe kryeparlamentari i Serbisç, Daçiq zëdhënës i Millosheviqit. Veprimet e tyre të sotme, janë tipike dhe pretendojnë të vazhdojnë në realizimin e ideve të Millosheviqit. Mos harroni se po ky Vuçiq, gjatë luftës në Bosnje deklaronte se nëse nji serb vritet, do vrasim 100 boshnjakë!

Ju lutemi BE, SHBA dhe gjithë spektrit ndërkomëtar, të kenë parasysh se kush dhe çka është Serbia. Ajo pretendon të pushtojë tokat shqiptare dhe të ketë dalje në detin Adriatik! Por nuk është tokë e tyre, prandaj duhet ndaluar.

Mërgata Shqiptare në Botë është duke përcjellë ngjarjet e fundit në Veriun e Kosovës dhe jemi shumë të shqetësuar me veprimin armiqësor të Serbisë, e cila, për vete nuk lejon të hyjnë në Serbi automjetet me regjistrim të Kosovës, ndërsa nuk pranon që edhe targat e autojmeteve të Serbisë të pajisen me targa të lëshuara nga Kosova. Kjo është padrejtësi që duket sheshit.

Në anën tjetër, Kosova dhe policia speciale, nuk ka dalë atje kundër askujt, vetëm për të ruajtur rendin dhe ligjin e shtetit të Kosovës, nuk është rrezikuar pakica serbe në Kosovë, e as nuk janë këto masa reciprociteti me serbët e Kosovës, por me Serbinë, të cilën ne e përkrahim fuqishëm, madje në çdo sferë të jetës që shihet.

Le ta kuptojë Serbia se tani Kosova është shtet i pavarur dhe ajo punon sipas Kushtetutës dhe ligjeve të veta, pa e pyetur më Serbinë.

09/29/2021.